Kryeministri sulmon liderin e opozitës se po krijon panik në popull me akuza ndaj Ministrisë se Shëndetësisë
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Këshillin e Ministrave për situatën e kronavorusit në vend. Kreu i qeverisë deklaroi se vendi është praktikisht në luftë me virusin dhe do merren të gjitha masat për të fituar këtë betejë.
“Ne nuk mbyllem shkollat që rinia të mblidhet nëpër kafene! Do vendosim rregulla të rrepta për grumbullimet”,- tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama bëri apel për kufizimin e lëvizjeve dhe ndërgjegjësimin për më shumë higjienë. “Kjo është një kohë luftë, të cilën bota dhe ne do ta fitojmë por ama të gjithë së bashku të bëjmë çmos që të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund të shkaktohen jo trupit fizik të vendit, siç ndodhi me tërmetin, por shëndetit tonë. Luftë me armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë. Mund të jesh malësor e lab dhe të kesh shumë për tu krenuar në historitë në male a bregdet por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen e as ku je, por Godet“,- tha kryeministri Rama.
Gjatë fjalës së tij, Edi Rama sulmoi kreun e opozitës dhe Presidentin për kritikat që i kanë bërë menaxhimit të situatës.
Rama deklaroi se opozita po krijon panik në popull, si dhe shtoi se Shqipëria nuk ka aq shumë ekspertë që të ndahen në disa grupe.
Kreu i qeverisë nxori në konferencë një maskë mjekësore dhe deklaroi se akuza e PD-së se ato janë të skaduara janë mashtrime. Rama tha se këto maska nuk mund të përdoren për kryer operacione në sallë kirurgjikale, por janë efikase kundër infeksioneve dhe viruseve.
Apeli i profesorit: Edhe ne mjekët në pension jemi gati për betejën me koronavirusit
Shqipëria mbyll kufijtë me Italinë
Dezinfektohen të gjitha këndet e lojërave në Tiranë, Veliaj: Fëmijët, jo të rrezikuar
Drejtoresha e ISHP: Koronavirusi mund të ndalet nëse zbatohen udhëzimet nga autoritetet
Protokolli për kontrollin nga Koronavirusi: Jo lëvizje pa ambulancë në spitale
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/641804383271980/