Kryeministri: Veliaj s’është i pandehur! Kur anti-korrupsioni del nga shinat, bëhet më i rrezikshëm se vetë korrupsioni

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se “Erion Veliaj nuk është i pandehur, por i akuzuar nga një prokuror që nuk ka prova të mjaftueshme për gjykatën”.

Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale duke thënë se pa mbështetjen e Partisë Socialiste dhe vetë atij nuk mund të ketë SPAK.

“Sa kam hapur sytë herët si gjithmonë, se bëj edhe stërvitjen, më është kujtuar fjala e Winston Churchill. “Studioni historinë, aty gjenden sekretët e shtetbërjes”. Pse m’u kujtua kjo? Do mundohem ta shtjelloj me ju se ishte mendimi i parë sa hapa sytë. Jemi të sigurt në këtë diskutim se të gjithë dimë ta bëjmë ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. I dyshuari është dikush që edhe prokuroria nuk i ka provat e duhura. I pandehuri është diskush që prokurori thotë dua burg për këtë person, kam këto prova dhe fillon gjyqin. I pandehuri është kur prokuroria e ka bindjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

A e dini që kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur? Pra edhe vetë prokurori nuk kërkoj nisjen e gjyqit sepse nuk ka prova, por dyshime bazuar në prova të pamjaftueshme, këtë tregon statusi i Veliajt sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dikush më ka thënë që prokurori ka të drejtë të çmendet, por gjykata e mban peshën dhe ekuilibrin mes të gjitha palëve. Është në mes gjykatësi, garanti dhe ne kemi vendosur figurën e panjohur më parë të gjykatësit paraprak që shoqëron procesin bashkë me prokurorin si në vendet demokratike.

Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me partinë Socialiste, harrojeni SPAK.

Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK! Sepse bufi i kënetës e thotë dhe mënyrë deklarative, më jepni votën të shkri SPAK-un. Ato partiçkat kanë të re vetëm moshën e pronarit të tyre se kanë të njëjtën sjellje si sjellja e bufit të kënetës”,-u shpreh Rama.

Më tej, Kryeministri Rama tha se drejtësia e re po përpiqet të marrë peng njerëzit rrugës dhe kryebashkiakët pa asnjë provë, për vepra që nuk argumentohen juridikisht apo ligjërisht.

Ai ka shtuar se në momentin që antikorrupsioni del nga shinat, bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni.

“Antikorrupsioni kur del nga shinat bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. Si more merren sipërmarrësit e vihen në rresht si të jenë kriminelë. Iu merren telefonat e u mbahen peng. Çfarë standardi demokratik është aty. I sheh gjithçka në telefona, i lexon gjithçka, gjëra private, bën edhe shantazhe insinuata, merreni një herë të gjithë me mend të vijë dikush në rrugë t’ju marrë telefonin, kur hyn drejtësia duhet të hyjë në telefon vetëm për pjesën që po heton dhe telefoni duhet të kontrollohet në syrin tënd.

SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikanin e kritikojnë, SPAK është një institucion i ri. E domosdoshme të dëgjojnë edhe kritika, kritika jo intimidim dhe sulme personale.

Nëse Veliaj ka bërë korrupsion do të duhet të shkojë në atë vend ku duhet të shkojnë të gjithë ata që bëjnë korrupsion.

Por korrupsion i provuar ama”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?