Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë zonat ku do të krijohen qendra për azilkërkuesit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të shkojë në Shqipëri të mërkurën e ardhshme për të vizituar zonat ku do të krijohen dy qendrat e mbyllura të qëndrimit për azilkërkuesit, në të cilat siç e dini do të zbatohet legjislacioni italian.

Këto dy qendra nuk janë ende gati, por kryeministrja italiane theksoi se “qeveria e saj kërkon që ato të fillojnë punën sa më shpejt”.

Sipas informacioneve, gjatë vizitës së saj, Meloni do të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa në të njëjtën ditë pritet të kthehet në Romë, për shkak të detyrimeve të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve europiane.

SHKARKO APP