Kryengritje në burg, Arben Lleshi ka ndërruar jetë në spital
I dënuari Arben Lleshi dyshohet se ka ndërruar jetë në spital, por ende nuk ka konfirmim zyrtarisht. Pistoleta me të cilët mendohet se ka qëlluar Sokol Mjacaj ka hyrë me dron brenda burgut të sigurisë së lartë.
Sokol Mjaçaj i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm ka qëlluar me armë zjarri ndaj gardistëve këtë të premte. Ai ka marrë peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nuk ka policë apo civilë të lënduar.
Arben Lleshi i dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Lleshi 27-vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29-vjeç në Sauthempton të Anglisë.