Kryeparlamentari Niko Peleshi: Protesta të jetë paqësore, Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në një reagim për situatën para Ministrisë së Arsimit, shprehet se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në respekt të ligjit. Peleshi thekson se çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut dhe as interesit publik.

Në mesazhin e tij, kreu i Kuvendit vë në dukje rëndësinë e përgjegjësisë qytetare, dialogut dhe respektimit të ligjit në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, veçanërisht në një moment që e cilëson me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin.

“Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt objektivit të mbylljes së kapitujve të negociatave deri në fund të vitit të ardhshëm”, shprehet Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit. Çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik.

Në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, përgjegjësia, dialogu dhe respekti për ligjin janë vlera që duhet të na udhëheqin në çdo rrethanë, veçanërisht në këtë moment me rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt objektivit të mbylljes së kapitujve të negociatave deri në fund të vitit të ardhshëm.

Bashkimi Europian është destinacioni i të gjithë shqiptarëve, pa dallim. Për këtë qëllim, duhet të kontribuojmë të gjithë me përgjegjësi qytetare dhe historike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?