Kryeparlamentarja Lindita Nikolla: Momenti i vështirë me Berishën, kur më thërriste “ndrikull”

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka treguar një nga momentet më të sikletshme të saj, në kohën kur ishte ministre e Arsimit. Etiketimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur e thërriste “ndrikull Nikolla”, i ka cilësuar si një moment të vështirë.

“Komunikimin e shoh si një pikë të fortë, nuk kam pengesa me askënd, as me Berishën, por sigurisht që një moment i vështirë komunikimi, ishte kur Berisha më thërriste “ndrikull”. Për fat të keq, lufta politike në Shqipëri përqendrohet në denigrime të figurës dhe personalitetit”, u shpreh Nikolla.

Ajo shton se askush nuk ka ndjerë nga Rama, sulme denigruese si ato të bëra nga ish-kryeministri Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Nikolla tha se nuk ka ditur asgjë, para shpalljes “non grata” të Sali Berishës, duke mohuar çdo aludim. Drejtuesja e Kuvendit, u ndal edhe në një ftesë të saj nga Lezha, kur nënvizoi se “Ftesa ime ishte që Sali Berisha të dilte në pension politik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?