Kryeparlamentarja Lindita Nikolla përshëndet anëtarësimin e Suedisë në NATO

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Me rastin e anëtarësimit të Suedisë në NATO i shpreh përgëzimet kolegut Andreas Norlén, Presidentit të Parlamentit të Suedisë!
Kuvendi i Shqipërisë e ratifikoi ndër të parët Protokollin e anëtarësimit të Suedisë mike, nisur nga parimi se në këtë kohë të trazuar nga retë e luftës, një anëtar më shumë do të thotë një kontribues më shumë për mbrojtjen e paqes!”, prehet Nikolla në mesazhin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?