Kryeparlamentarja Spiropali pret në takim Komisionin për Harmonizimin me BE-në në Asamblenë Kombëtare të Turqisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Komisionin për Harmonizimin me Bashkimin Europian në në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë, të kryesuar nga z. Burhan Kayaturk. Në takim ishin të pranishëm anëtarët e grupit të miqësisë me Turqinë, deputetët Arben Pëllumbi, Bardhyl Kollçaku, Kreshnik Çollaku dhe Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kağan Atay.

Në nisje të takimit, delegacioni u përshëndet edhe nga Kryeministri Edi Rama.

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë, në të gjitha aspektet e nivelet, dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për vijimin e bashkëpunimit të sukseshëm parlamentar me Asamblenë e Madhe Kombëtare, mes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe në nivele të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si objektiv strategjik kombëtar i Shqipërisë, dhe mbështetjen e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?