Kryepeshkopi Janullatos me Covid-19, niset me urgjencë drejt Athinës

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është prekur nga Covid-19. Kryepeshkopi Janullatos do të niset me urgjencë drejt Athinës me një avion ushtarak grek, të llojit C 130, i cili është nisur nga aeroporti i Elevsinës për në Tiranë. Shëndeti i tij paraqitet i rënduar. Në qershor të këtij viti, Janullatosi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak se pësoi një atak kardiak në zemër. Nisur nga çfarë u raportua, kryepeshkopi kishte shfaqur probleme me zemrën, pak para operacionit. /TCH/

SHKARKO APP