Kryepiskopi Joan në Samitin e Aqabës, viziton vendet e shenjta në Jordani

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, mori pjesë në Samitin e Aqabës të zhvilluar më 8-9 dhjetor 2025 në Jordani, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Aqabës. Samiti u organizua nga Mbreti Abdullah II dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të komuniteteve fetare nga Ballkani dhe Lindja e Mesme.

Nga Shqipëria morën pjesë gjithashtu Arqipeshkvi i Tiranës, Mons. Arjan Dodaj, dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. Kryepiskopi Joan zhvilloi takime me Patriarkun e Jerusalemit Theofili III, Patriarkun e Antiokisë Joanin X dhe Patriarkun e Serbisë Porfirin, si dhe me përfaqësues të kishave të tjera ortodhokse dhe të Kishës Katolike.

Samiti theksoi rëndësinë e dialogut, mirëkuptimit ndërfetar dhe bashkëpunimit mes popujve të rajonit. Mesazhi qendror ishte “Ne falim dhe kërkojmë falje”, duke nxitur pajtimin dhe solidaritetin mes komuniteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përfaqësuesit shpresojnë që në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërfetar, me synim shërbimin ndaj komuniteteve, popujve dhe pakicave kombëtare. Në deklaratën e Samitit u rikujtuan figurat e shenjta dhe heronjtë e popujve të Ballkanit, të cilët me jetën dhe shembullin e tyre dëshmuan vlerën e besimit të gjallë. Shembulli i tyre duhet të frymëzojë jo vetëm pajtimin historik, por edhe solidaritetin konkret të përditshëm dhe bashkëpunimin konstruktiv. “Ne falim dhe kërkojmë falje”,- ishte mesazhi qendror i dialogut për bashkëjetesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë qëndrimit në Jordani, Kryepiskopi Joan, i shoqëruar nga Kryedhjakoni Johan, vizitoi lumin Jordan dhe vendin e pagëzimit të Krishtit, si dhe disa prej kishave të ndërtuara në këtë rajon të shenjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?