Kryepiskopi në spital, luten besimtarët në Korçë

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, është mbajtur sot një ceremoni paraklis për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Besimtarët e pranishëm u mblodhën për të lutur dhe kërkuar shërim për Kryepeshkopin, duke ndezur një qiri që simbolizonte shpresën dhe jetën.

Pjesëmarrja ka qenë e madhe, me qytetarë që kanë shprehur besimin e tyre për një rikuperim të shpejtë dhe të plotë, duke e mbështetur me lutje këtë moment të vështirë.

Kryepiskopi Anastas fillimisht u shtrua më 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar, ku u shtrua në spitalin Ungjillëzimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej kësaj date gjendja shëndetësore e Kryepiskopit është përkeqësuar, teksa mjekët kanë qenë skeptik edhe për një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të moshës madhore të Fortlumturisë së tij (95 vjeç).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?