Kryepolici Proda takim me përfaqësues të ambasadës së Francës: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë.
Gjatë takimit u diskutuan rezultatet e arrira prej bashkëpunimit ndërpolicor, për aspekte si: shkëmbimi aktiv i informacioneve, lufta kundër terrorizmit, hetimet proaktive për gjurmimin e aseteve të krimit, lufta ndaj krimeve kundër pronës dhe krimeve të tjera financiare, si dhe kundër kalimit ilegal të kufijve.
Proda shprehu gatishmërinë e Policisë së Shtetit, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare, si e barabartë me partnerët europianë, si dhe garantoi partnerët francezë, se bashkëpunimi me ta do të intensifikohet, me qëllim arritjen e qëllimit të përbashkët, luftën kundër krimit të organizuar.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Ambasadës së Francës Thierry Baurres, Atashe për Sigurinë e Brendshme dhe Christophe Cherault, Oficer Ndërlidhes për Migracionin, uruan Drejtorin, për detyrën e re dhe e siguruan atë që asistenca, besimi dhe partneriteti i agjencive ligjzbatuese franceze, për Policinë Shqiptare, do të jenë të vazhdueshme.