Kryeqyteti 100 vjeç, qytetarët mbushin sheshin, muzikë e festë me Birra “Tirana”. Prej pak ditësh “Birra Tirana” është pjesë e “Hysenbelliu Group”
Tirana ka festuar sot 100-vjetorin e shpalljes kryeqytet të Shqipërisë me muzikë e me pijen simbol Birra Tirana. Sheshi “Nënë Tereza” është mbushur nga qytetarët që megjithëse jemi ende në dimër, kanë gjetur kënaqësinë tek Birra Tirana.
“Birra Tirana” është prodhuar për herë të parë në vitin 1961, ndërsa pas kaq dekadash pritet të ketë një teknologji edhe më moderne. Prej pak ditësh “Birra Tirana” është pjesë e “Hysenbelliu Group”. Si gjithnjë biznesmeni Irfan Hysenbelliu bën supriza të këndshme për publikun. Edhe në Korçë, Irfani, organizon festën e birrës Korça.
Stendat e saj kanë qenë më të preferuarat nga kryeqytetasit, të cilët kanë mbushur gotat një pas një me birrë për të uruar njëri-tjetrin gëzuar. Me muzikë dhe birrë Tirana, kjo natë shkurti i ka ngjarë një nate të gjatë vere, teksa qytetarët kanë qëndruar në radhë për të shijuar birrën tradicionale shqiptare.

Festa pritet të vijojë deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe për të shijuar çdo moment në shesh do të qëndrojnë stendat e birrës së preferuar të kryeqytetasve.



KOHA JONË SONDAZH


