Kryeqyteti ende i pandërgjegjësuar nga rreziku i Koronavirusit. Qytetarët dalin shëtitje dhe hanë byrek rrugës
Banorët e Tiranës vijojnë që të mos i zbatojnë rekomandimet e autoriteteve për të qëndruar sa më shumë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme në publik.
Sipas një vëzhgimi të gazetarit të Gazetës Panorama, Mariglen Kume e marta e sotme duket i një ditë normale.
Një numër i lartë qytetarësh kanë dalë në rrugë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Madje shuë prej tyre janë pa maska dhe pa doreza, si edhe nuk respektojnë urdhërin për të qëndruar larg njëri-tjetrit.
Në pamjet e filmuara në rrugën e Kavajës, numëri i njerëzve që qarkullojnë është i lartë pa asnjë diferencë moshe.
Në rrugë shihen të rinjtë, mosha e mesme dhe mosha e tretë, e cila është më e rrezikuar nga ky virus. Madje disa prej tyre u filmuan edhe duke ngrënë byrek.
Të pyetur se përse kanë dalë disa shprehen: “Dola për të blerë ushqime. Kam frikë nga koronavirusi. Kam marrë doreza dhe maska, kontakt nuk kam me njeri. Duhet të blej gjërat e përditshme.”
Ndërsa të tjerë sapo shohin praninë e medias vendosin maskan dhe refuzojnë të flasin.