“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Hasani uron Tiranën dhe kryebashkiakun Veliaj

Ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Tiranën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për shpalljen e “Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025” nga Unioni Mesdhetar.

Hasani shkruan se vizioni europian për Tiranën do të shfaqë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë Mesdheun.

“Urimet më të përzemërta për Tiranën dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për shpalljen e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025 nga Unioni për Mesdheun. Vizioni europian për Tiranën do të shfaqë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë rajonin e Mesdheut”, shkruan ministri Hasani.

SHKARKO APP