Kryeredaktori i revistës çeke: Falje shqiptarëve, i quajtëm “kriminelë”

“Në artikullin ‘Babish u shpëton gangsterëve’ kemi bërë një gabim shumë të rëndë dhe aspak të hijshëm. Kemi shkruar se: ‘Pjesa më e madhe e kriminelëve vinin nga Shqipëria dhe piketimet për vjedhjet i merrnin prej një bashkëpunëtori çek’.

Kështu shkruan kryeredaktori i revistës çeke “Respekt”, Erik Tabery, teksa ka publikuar në faqen online të revistës përgënjeshtrimin e lajmit të tyre të botuar pak ditë më parë, lidhur me një grup kriminal “që vinte nga Shqipëria”.

Sipas tij, prokuroria më vonë ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se nga ky vend nuk ishte asnjë prej pjestarëve të bandës kriminale.

“Ky gabim na rëndon dyfish, pasi shpesh kritikojmë mediat e tjera, kur përmendet kombësia e personave që kryejnë vepra penale edhe në rastet kur nuk është e nevojshme. Në këtë mënyrë, duke parë se si u bë ky gabim, morëm masat e duhura që të mos përsëritet në të ardhmen.

Për këtë gabim u kërkojmë shumë ndjesë lexuesve dhe mbi të gjitha shtetasve të Shqipërisë”, shkruan gjithashtu kryeredaktori i revistës “Respekt”, Erik Tabery.

SHKARKO APP