Kryesimi i OSBE nga Shqipëria, Bashkurti: Ka mangësi, Rama amator para të huajve

Ish-ambasadori Lisen Bashkurti, shprehet skeptik mbi mënyrën e kryesimit të OSBE-së nga ana e vendit tonë. Sipas tij, drejtuesit e Ministrisë së Jashtme nuk kanë kredencialet, eksperiencën dhe kulturën e duhur për të drejtuar një organizatë kaq të rëndësishme.

“Ministria e Jashtme është pa udhëheqje prej shumë kohësh. Ministri i Jashtëm është kryeministri formalisht, por ai nuk i dedikohet fare kësaj pune. Ndërsa drejtuesit e Ministrisë së Jashtme nuk kanë kredencialet, eksperiencën dhe kulturën e duhur. Në një situatë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, kemi mangësi serioze në lidershipin diplomatik dhe jam i sigurt që kjo do të reflektohet edhe në drejtimin e OSBE-së”, tha Bashkurti për ”A2Cnn”.

Ish-ambasadori mendon se ky është moment shumë i rëndësishëm për vendin, pasi sipas tij, ka probleme në 3 fushat kryesore ku vë theksin OSBE-ja. Ish-ambasadori ka rezerva edhe për kryeministrin Edi Rama. “Kryeministri po tregon një sjellje shumë kontraverse politike dhe shumë amatore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndryshe sillet me partinë e vet, ndryshe me institucionet, ndryshe me median dhe kjo do të jetë problematike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?