Kryeson bindshëm PS në numërimin e votave
Vazhdon numërimi i votave në 12 qarqet e vendit, ku deri në orën 9:00 kryeson ndjeshëm PS. Në të gjithë vendin kanë numëruar 1624 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate janë si më poshtë:
socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Partia Demokratike është me 51 mandate.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka dy mandate, kurse Lëvizja Bashkë një mandat.
Deri më tani janë numëruar 31.07% e kutive të votimit.
KOHA JONË SONDAZH

