Kryestrategu amerikan LaCivita flet si demokrat: Në 12 vite kr*me. Votoni Berishën, ktheni shpresën

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, kryestrategu amerikan Chris LaCivita mbajti fjalën e tij në mitingun hapës në sheshin ”Nënë Tereza”. Ai foli si demokrat dhe hodhi akuza ndaj mazhorancës, ku foli për 12 vite dështime.
Ish-këshilltari i Trump deklaroi se socialistët, ashtu si në Amerikë nuk do të mund t’i mbyllin gojën opozitës, dhe ftoi të pranishmit që të votojnë Sali Berishën nëse duan rikthimin e shpresës.
”Kush është gati ta bëjë Shqipërinë e Madhe? Në 2024 në SHBA, socialistët u përpoqën të burgosin Trump, por dështuan. Këtu në Shqipëri socialistët duan të burgosin opozitën e tyre dhe do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë të çfarë të thonë për 12 vitet e fundit. 12 vjet krime, 12 vjet drogë. Janë 12 vjet dështime ekonomike. Pse të votosh një parti që ka shkaktuar të gjitha problemet. Votoni Berishën. Ktheni shpresën”, tha Chris LaCivita.
Mesazhi
Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump. Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre.
Edhe këtu do të dështojnë. Pse? Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit: 12 vite krim, 12 vite drogë, Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi,
Dhe 12 vite dështim ekonomik. Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?
Votoni për Dr. Berishën. Jepini vendit tuaj mundësinë. Dhe jepini njerëzve shpresë. Faleminderit. Zoti ju bekoftë!