Kryetar bashkie në Tiranë? Dashamir Shehi tregon se çfarë do të bënte ndryshe

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në vitin 2000 ka kandiduar për kryetar bashkie kokë më kokë me Edi Ramën.

E pyetur nga moderatorja e programit Roza Lati se çfarë ai do të bënte për rininë nëse do të ishte bërë kryetar bashkie, Shehi thotë se do t’i jepte një hapësirë kulturore rinisë, sidomos në Tiranë.

“Në një vend ku teatri bën 5 mijë lekë dhe birra në të njëjtin çmim, teatri është bosh dhe baret janë plot kjo është në të vërtetë mjaft e dhimbshme.

Do bëja me dhjetëra qendra rinore, mjafton që ata të merrnin një bazament oriental. Kjo është një mënyrë për të jetuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin”.

SHKARKO APP