Kryetari Benet Beci publikon pamje nga kantieri i kolektorit të qytetit: Gjendja flet vetë

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau sot një video live nga kantieri i ndërtimit të kolektorit të qytetit, duke sjellë pamje të situatës aktuale. Në statusin e tij në rrjetet sociale, kryetari Beci shkruan: “Kjo është gjendja, s’ka nevojë për koment!”, duke lënë të kuptohet rëndësinë e punimeve që po zhvillohen.

Projekti për ndërtimin e kolektorit është një ndër investimet strategjike për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve mjedisore të qytetit. Ky kantier reflekton angazhimin e bashkisë për të adresuar problematika që kanë prekur banorët prej vitesh, siç janë menaxhimi i ujërave dhe shmangia e përmbytjeve në zonat urbane./J.H/

SHKARKO APP