Kryetari i Dibrës, Spahiu tregon 3 pikat kryesore të mandatit: Lagjen e vjetër ta kthejmë në identitet

Bashkia e Dibrës nuk është e qetë, pasi ka pasur zgjedhje të parakohshme dhe arrestime të ish-kryetarëve të mëparshëm. Në episodin e rradhës në ”Vendi im” nga Edlira Prendi, i ftuar është kryetari i bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu ku për ”Tirana News” ka treguar më shumë për punën. Ai thotë se 2023 ka qenë një vit i mbarë për këtë qytet, edhe pse ka vetëm 6 muaj në këtë detyrë.

Spahiu nënvizon se si një vend turistik, edhe puna e bashkisë është e fokusuar në këtë drejtim. ”Para rrugës së Arbërit, Dibra ka qenë 4-5 orë larg Tiranës dhe ka qenë e vështirë jo vetëm për turistët, por edhe për vetë dibranët. Ndërsa tani edhe nga ”Rruga e Arbërit”, por sidomos edhe nga segmenti që bëhet nga Malleqarë-Peshkopi, Dibra do të ketë një boom turistik që ne duhet të jemi të përgatitur”. I pyetur nga Prendi se çfarë ofron Dibra për turistin vendas dhe të huaj, kryetari dha këtë përgjigje ”Në Dibër kemi Lurën, me 7 liqentë e saj, ku falë qeverisë dhe fondit të zhvillim kombëtar, aty po bëhet rruga e re dhe në Lurë shkohet për 40 minuta. Por ka edhe zona të tjera, si Gramën”.

I pyetur për sfidat që do ti përmbushë në këtë 4-vjeçar, kryetari Spahiu u shpreh se ”Është bulevardi, pasi në pjesën poshtë është shumë i armotizuar dhe po merren studiot për të na sjellë projektet, dhe do të bëhet ndryshimi i këtij bulevardi. Pjesa e dytë, ne po bashkëpunojmë me qeverinë për pjesën e mbetjeve. E treta ne kemi një lagje të vjetër, që është lagjia e pazarit, me shtëpi private dhe kërkojmë kthimin në identitet”.

SHKARKO APP