Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Konferencën e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, në Hagë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, ku Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare me statusin e vëzhguesit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës Dineke de Groot, si dhe Kryetari i Parë i Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Francës Christophe Soulard, midis të tjerave, shprehën edhe një herë ngushëllimet për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vlerësuar dhe mbështetur deklaratën e Kryetarit Sadushi, se drejtësia nuk do të përkulet përballë dhunës.

Kryetari Sadushi, në qëndrimin e tij të paraqitur përpara rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së, falenderoi të gjithë anëtarët e tij për mesazhet e solidaritetit të mbërritura gjatë kësaj periudhe, duke nënvizuar se: “Mbështetja e gjyqësorit evropian është një kujtesë e fuqishme se integriteti i gjyqësorit është një vlerë e përbashkët. Qëndresa dhe integriteti ynë janë përgjigjja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit, si sulm ndaj shtetit të së drejtës.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Kryetari Sadushi, në Sesionin II që iu kushtua rolit të mediave sociale në pavarësinë gjyqësore, në diskutimin e tij përmendi sfidat për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit në epokën dixhitale, ndikimin e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në procesin vendimmarrës, si dhe domosdoshmërinë që drejtësia të ndërtojë një zë dixhital të besueshëm, të qetë dhe kurajoz në mbrojtje të integritetit institucional dhe rritjes së besimit të publikut te drejtësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?