Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi pret Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. U diskutua përshpejtimi i dosjeve në gjykim

Sot Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

“Takim produktiv me Sokol Sadushin, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë.  SHBA do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan ambasadorja e SHBA, e cila është e angazhuar në Reformën në Drejtësi si dhe në ndihmën e gjykatës së lartë që qytetarët e thjeshtë të mos vonohen në vendimet e kësaj gjykate.

Sokol Sadushi, bashkë me gjyqtarët e tjerë të kësaj gjykate, po punojnë me orë të stërzgjatura në mënyrë që dosjet e grumbulluara ndër vite të marrin drejtësi sa më shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?