Kryetari i KQZ: Lidershipi politik duhet të tregojë vetpërmbatje për rezultatin e zgjedhjeve!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar nga partitë politike të ndjekin me qetësi procesin e numërimit të votave, pasi sipas tij askush nuk e di se cili subjekt del fitues.
Me një anë të një postimi në Facebook, Celibashi thotë se fitorja do të konfirmohet vetëm pas numrit të votave.
“Ju bën thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje. Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës 25prill 202.
Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave. Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurt dhe transparent”, shkroi Celibashi.
KOHA JONË SONDAZH

