Kryetari i LSI-së Korçë, Petrika Mele: Po bëhet presion ndaj administratës. Rinia po largohet

Kreu i LSI-së së Korçës, Petrika Mele, përmes një deklarate për mediat, ka denoncuar abuzimin dhe presion ndaj administratës nga bashkia e majtë. “Përpjekjet e saj të dëshpëruara për të retushuar imazhin politik në Korçë janë në kufijtë e qesharakes. Pas 25 prillit, nuk do të ketë Rilindje që t’u trimërojë. Më 25 prill, qytetarët e Korçës do të vendosin drejtësi duke e çuar Rilindjen kete fatkeqësi kombëtare ne opozitë”,-tha Mele. Sipas tij, të rinjtë po largohen nga Korça për shkak të mungesës së vendeve të punës dhe të një sistemi meritokracie.

Deklarata e plotë

Jemi ne kete komunikim me mediat per te ndare disa shqetesime serioze te cilat fatkeqesisht sot prekin cdo qytetar te Korçës. Korca po perballet me papargjegjshmerine dhe arrogancen e Rilindjes ne pushtet. Drejtues institucionesh po sjellin modelin me brutal te qeverisjes ku fokusi i tyre nuk eshte sherbimi qytetar por hajduteria dhe arroganca. Jemi ne fazen ku korrupsioni shteteror po gjeneron me metastaza.

Ju bej thirrje drejtuesve te institucioneve ne Korce te zbatojne ligjin dhe te distancohen nga urdherat politike per ti ushtruar presion administrates publike duke ju kerkuar lista personale dhe duke ju ushtruar presion me vendin e punes.  Theksoj se presioni ndaj administrates per te favorizuar ne zgjedhje partine ne pushtet, perben veper penale, perkatesisht neni 328/a i Kodit Penal “perdorimi i funksionit publik per veprimtari politike ose zgjedhore”. Cdo tentative e juaja per te mbledhur lista personale do te denoncohet publikisht dhe do te kallezohet penalisht ne organet e drejtesise. Jemi duke monitoruar cdo levizjen tuaj.

Rilindja, ky sekt famekeq e varferoi Korcen dhe e ktheu shume vite pas. Te rinjte po largohen nga Korca per shkak te mungeses se vendeve te punes dhe te nje sistemi meritokracie. Rrjedhimisht, si pasojë e këtij eksodi ne po humbasim kapitalin tone me te cmuar, atë njerezor, ku ne front te pare te largimit jane të rinjtë e talentuar dhe të mirearsimuar. Faturen e pergjegjesise per kete gangrene sociale e mban pikerisht Rilindja ne pushtet.

Perpjekjet e saj te deshperuara per te retushuar imazhin politik ne Korçë jane ne kufijte e qesharakes. Pas 25 Prillit nuk do te kete Rilindje qe tju trimeroje. Pas 25 Prillit kjo e keqe e kalcifikuar ne pushtet do te abrogohet njeher e pergjithmone. Ne 25 Prill qytetaret e mrekullueshem te Korces do te vendosin drejtesi duke e cuar Rilindjen kete fatkeqesi Kombetare ne opozite.

SHKARKO APP