Kryetari i PD-së në Lezhë jep dorëheqjen, Arben Ndoi: Jemi në ”luftë” brenda llojit
Pasojat e grupimeve në Partinë Demokratike, po ndihen në bazë. Arben Ndoi ka dhënë dorëheqjen nga posti si kryetar i PD-së në Lezhë. Vendimin Ndoi e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se i ka paraqitur dorëheqjen, kryedemokratit Sali Berisha.
Ai thotë se premtimi që bëri pasi u zgjodh kryetar, ishte se do punonte për bashkimin e demokratëve në Lezhë. Por që nuk ndodhi, pasi ende ka një pakicë në PD-në e këtij qarku, të cilët nuk kanë kontribute dhe po bëjnë luftë brenda llojit.
Nga ana tjetër, Ndoi nënvizone dhe se kishte dy alternativa, ndryshimin e karakterit të tij dhe dorëhqejen, duke zgjedhur opsionin e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

