Kryetari i PE paralajmëron: Investimet ruse, arabe e turke rrezik për Ballkanin e Shqipërinë

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara, në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ka folur edhe për situatën aktuale në Shqipëri dhe për atë në rajon.

Pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Tajani në një konferencën për median kreu PE është ndalur në stabilitetin e Ballkanit të cilin e cilëson, edhe “stabilitet të Europës”.

Pasi ka thënë se në Shqipëri jemi në situatën kur qeveria dhe opozita i kanë shpallur “luftë civile” njëra tjetrës, ai ka ngritur edhe çështjen e një rreziku të madh pas infiltrimit të investimeve ruse, arabe dhe turke në vendin tonë dhe në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Duhet të shohim çfarë investimesh, vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?