Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Përveç I.M dhe 5 politikanë të tjerë si të dyshuar për spiun
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula thotë se në total i kanë çuar Parlamentit një dokument sekret ku jepeshin 6 politikanë të lartë si spiun, I.M dhe 5 të tjerë, po ashtu me iniciale. Për të Komisioni Mezini-Bezhani nuk kanë bërë transparencë.
“Nuk ka shërbyer për një lloj katarsisi ato 2 Komisione, nuk kanë dhënë transparencë, ato kanë bërë lustracion, nuk ka lustracion pa informin, puna është të nxjerrësh faktet në dritë. Ka ndodhur një debat public gjatë gjithë kohë, me emra, por nuk ka qenë shterues, kishin 6 politikanë, zyrtarë shumë të lartë, ishin 6 dhe parlamentit i kemi çuar dhe një dokument shtesë, ku ishin gjithë ngjarje shtesë”, tha Sula.
Ajo i ka kthyer përgjigje edhe Ilir Metës që akuzon se Autoriteti i Dosjeve ka manipuluar dosjet. Një gjë e tillë, sipas Sulës, nuk mund të ndodh pasi procesi është në duar e një sërë njerëzve hap pas hapi.
“Të manipulosh një dokument zyrtar tek ne, e kemi thënë se dokumentacioni qoftë në letër është dhe mikrofil, ka 2 kopje që ekzistojnë, në autoritet nuk ndodh gjë individuale, ligjet e shtetit janë të tilla që ka regjistra, ka punë në grup, ka kamera, ka roje, do bashkëpunojmë me organet, manipulimi i tekstit bie”.