Kryetarja e degës së PD: Edi Rama, Himarën e ke humbur, s’e mban dot peng

Kryetarja e degës së PD në Himarë, Afrovita Dhimojani, ka mbajtur fjalën e saj sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Ajo u ndal pikërisht te arrestimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i Himarës, të cilën e cilësoi të padrejtë dhe politik me urdhër të Ramës.

Gjatë fjalës së saj, ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke thënë se “Himarën e ka humbur dhe nuk e mban dot peng”.

“Ky regjim na mohon të drejtën e votës, pronës, fjalës, pluralizmit politik, duke asgjësuar opozitën me arrestimin e Berishës, kryetarin e bashkisë Himarë Belerin, Malltezin dhe shumë qytetarë të tjerë duke përdorur drejtësinë e re. Himara po mbahet peng në një proces të padrejtë ligjor. Beleri vazhdon të mbahet në paraburgim më shumë se 9 muaj. Ne jemi këtu për t’i thënë Ramës që Himarën e ka humbur dhe nuk e përçan dot”, u shpreh Dhimojani.

SHKARKO APP