Kryetarja e GJK: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese s’janë këshilluese dhe as opsionale, duhen zbatuar!
Kryetarja e GJK-së, Holta Zaçaj ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë fjalës së saj, Zaçaj foli për vendimet e Gjykatës Kushtetuese teksa u shpreh se nuk janë këshilluese dhe as opsionale për t’u zbatuar, por të detyrueshme.
Kryetarja e Kushtetueses theksoi se ekzekutimi i tyre është një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet.
“Mos të harrojmë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t’u zbatuar, ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet”, theksoi Zaçaj.
Ajo u shpreh se përpjekjet për të kundërshtuar apo për të vënë në diskutim ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, por edhe destabilizojnë qeverisjen demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

