Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, mesazh politikës: Zbatimi i vendimeve tona është rruga e vetme!

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dalë në një konferencë për mediat për të bërë bilancin për vitin 2023.

Zaçaj tha se Kushtetuesja nuk ka stok dosjesh të prapambetura si asnjë gjykatë tjetër në vend.

Trupa gjyqësore e plotësuar ka trajtuar çështje të rëndësishme. Parimet që e kanë udhëhequr gjykatën janë paanshmëria, transparenca dhe eficenca. Duke u kujdesuar dhe angazhuar për të respektuar afatet procedurale dhe dhënies së argumentimeve të vendimeve, gjykata ka synuar cilësinë e vendimmarrjes. Shqyrtimi rezulton me kohëzgjatje afro 8 muaj. Janë 367 kërkesa të regjistruara në 2023 dhe 85 kërkesa të mbartura në 2022. Në vitin 2024 janë mbartur 93 çështje nga viti 2023.

Gjykatat Kushtetuese nuk ka stok çështjesh të prapambetura si asnjë gjykatë tjetër”, tha Zaçaj.

Një mesazh e kishte edhe për politikën. Ndërsa sa i takon votës së emigrantëve ajo tha se është një detyrim ligjor dhe se duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Zbatimi i vendimeve është rruga e duhur e nevojshme dhe e vetme”, tha Zaçja.

SHKARKO APP