Kryetarja e Këshillit bashkiak të Shkodrës, Kadia: Burrat ikin, prioritet kanë gratë

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së për situatën politike në qarkun Shkodër, kryetarja e këshillit bashkiak Shkodër, Briselda Kadia, tha se të gjithë drejtorët burra duhet të japin dorëheqjen, ndërsa prioritet duhet të kenë gratë. ”Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Ne do të ngremë edhe një komision qytetar që do të përthithë, vlerësojë figurat me më integritet profesional në mënyrë që gjithë procesi të ketë një ristartim të ri dhe qytetarëve të Shkodrës tu ofrohen shërbime më të përmirësuara dhe cilësi më të lartë. Prioritet në këto pozicione, vende vakante që do krijohen do të kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre të institucioneve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?