Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mesazh me rastin e 1 qershorit

“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të reflektojmë të gjithë:
Për më shumë kujdes për mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve.
Për shkollimin dhe edukimin e tyre, me dije bashkëkohore, shprehi të qëndrueshme, vlera shoqërore e demokratike, si qytetarë aktivë e të denjë të shoqërisë.
Për një mjedis të sigurt, duke i rrethuar fëmijët me dashuri e ndjenja njerëzore, për t’i mbrojtur prej varfërisë, padijes, dhunës dhe rreziqeve të tjera.
Investimi për fëmijët është më largpamësi dhe më dobiprurësi investim i familjes, komuniteteve, institucioneve dhe shoqërisë”, shkruan Nikolla në mesazhin e saj.

SHKARKO APP