Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi: Më 25 prill, qeveria e oligarkëve do largohet dhe Durrësi e mbarë Shqipëria
Kryetarja e LSI në Durrës, ka denoncuar skandalin e përpunimit të inerteve të tërmetit të 26 nëntorit.
Në një postim në Facebook, Kuçi shkruan se “me një vendim të qeverisë dhe më pas me një procedurë të kryer nga Bashkia e Durrësit, inceneratori i Klodian Zotos ka marrë të drejtën e përpunimit të inerteve të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit duke u shpërblyer me 750 milionë lekë.”
Postimi i plotë
Pasi u zhvatën shqiptarëve 400 milionë euro për ineceratorët, me një vendim të qeverisë dhe më pas me një procedurë të kryer nga Bashkia e Durrësit, inceneratori i Klodian Zotos ka marrë të drejtën e përpunimit të inerteve të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit duke u shpërblyer me 750 milionë lekë.
Banorët e Durrësit janë në ditët e tyre më të vështira me banesa ende të rrënuara, duke u përballur me një pandemi të frikshme për të cilën qeveria nuk siguron as tamponë e as pajisjet elementare mbrojtje, me një ekonomi në faliment dhe biznes të rrënuar, por mbështetja për oligarkët e qeverisë vazhdon.
Më 25 prill qeveria e oligarkëve do largohet dhe Durrësi e mbarë Shqipëria do i përkasë banorëve të thjeshtë.
Fitorja e madhe do nisë nga Durrësi.