Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi: Dimri i dytë po i gjen mijëra banorë të pastrehë
Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi akuzon qeverinë dhe bashkia për mos ndërtimin e asnjë pallati të dëmtuar nga tërmeti. Në një postim në Facebook, Kuçi shprehet se një vit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pas 1.15 miliardë eurove të mara hua për rindërtimin, qeveria nuk ka ndërtuar asgjë në Durrës.
“Qeveria dhe Bashkia përmes IKMT dhe IMT të Durrësit vazhdojnë vetëm të shembin. Zero. Zero. Zero pallate të ndërtuara. Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pas 1.15 miliardë eurove të mara hua për rindërtimin, bilanci zero pallate të ndërtuara në Durrës. Dimri i dytë po i gjen mijëra banorë të Durrësit të pastrehë. Ndaj edhe më 25 prill sekti i papërgjegjshëm i korrupsionit do shkatërrohet teksa ne do ndërtojmë Durrësin dhe të ardhmen e Shqipërisë”,- deklaron Kontjana Kuçi.