”Kryq*zimi” në rrjet, Elseid Hysaj: Ndjesë tifozëve, bëj gjithçka për këtë fanellë. Ishte gabim teknik

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar për komentet e shumta negative që ka marrë.

Hysaj i cili fajësohet për shkak se uli kokën te goditja e Barellas për golin e dytë të italianëve, i kërkon falje tifozëve, ku teksa edhe thekson faktin se është i gatshëm të bëjë maksimumin për fanellën. Për të ai veprim ishte një gabim teknik.

Ai shkruan se fokusi do të jetë te ndeshja e radhës ndaj Kroacisë, shumë e rëndësishme për fatet e Shqipërisë. Elseid Hysaj është kandidat për ta nisur nga minuta e parë takimin ndaj ekipit të Dalic, këtë të mërkurë. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?