Ksamil, një 13-vjeçar drejton skafin

Një fëmijë vetëm 13 vjeç është lënë të drejtojë një motoskaf në plazhin e Ksamilit, madje kalon pranë pushuesve që notojnë në këtë plazh.

Ka qenë një video e publikuar online e cila denoncoi këtë fenomen shqetësues dhe policia ndërmori veprimet duke bllokuar skafin plastik me mbishkrimin “Gabriela” në pronësi të shtetasit A.Ç., 44 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Ksamil.

“Bazuar në deklarimet e pronarit të mjetit, ka rezultuar se më datë 07.08.2016, rreth orës 19:00, djali i tij shtetasi U.Ç., 20 vjeç, së bashku me shtetasin A.M., rreth 13 vjeç, kanë marrë mjetin nga vendbazimi ku ndodhej, pa lejen e tij (pronarit) dhe kanë dalë në lundrim brenda zonës së ndaluar”, informon Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka bërë bllokimin administrativ të mjetit lundrues deri në përfundimin e procedurave të plota për vendosjen e gjobës përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?