Ksamil/Bllokohen vrasësit në det, 65 skafe e motora uji
Ndarja tragjike që i mori jetën 15-vjeçares ruse që humbi jetën në detin e Ksamilit, ka bërë që institucionet lokale në Ksamil në bashkëpunim me policinë të bllokojnë 65 skafe dhe motora uji.
U desh humbja e adoleshentes që institucionet të merrnin masa, pasi në bregdetet tona ka motorra uji dhe skafe që janë jashtë standarteve të kërkuara. Mësohet se një operacion i tillë është ndërmarrë në të gjithë Shqipërinë.
15-vjeçarja ruse, Kseniya Ryok, e cila humbi jetën dy ditë më parë në Ksamil, është goditur nga një skaf dhe vdekjen e saj e kanë shkaktuar mjete prerëse helikës. Ky është rezultati i ekspertizës së spitalit të Sarandës për shkaqet e vdekjes së turistes.
Policia ditën e djeshme ka sekuestruar skafin që dyshohet se ka goditur të miturën si dhe ka arrestuar pronarin e mjetit lundrues, biznesmenin Ermal Fataj.

