”Kthehu legjendë”, parullat e protestuesve për Berishën (FOTO)
Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike dhe mëngjesin e sotëm, në rrugët e Tiranës u panë të ngjitura në shtylla disa fletushka që kërkojnë rikthimin e tij. “O Sali o hera, gjithë Shqipëria ty të do. Kthehu legjendë”, shkruhet në disa prej tyre. Këtë të mërkurë opozita mban protestën e tetë kundër qeverisë, para Kuvendit që sot ka seancë plenare. Pritet të shihet nëse në mungesë të kryedemokratit Basha, sot Berisha do të dëgjojë “zërin” e qytetarëve, për tu rikthyer, të paktën në udhëheqje të protestës.
KOHA JONË SONDAZH

