Kthimi i Bardhit në selinë blu, Meta: Hap pozitiv, mbështesim protestën e 20 shkurtit

“Çdo bashkim potencialesh të fjetura, është një hap pozitiv”,-tha kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për kthimin e Gazment Bardhit në selinë blu pas dy vitesh. Në një konferencë për mediat, aleati i Sali Berishës konfirmoi po ashtu edhe prezencën e anëtarëve të partisë që ai drejton në protestën e thirrur nga lideri i demokratëve në protestën e 20 shkurtit.

“Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të të gjitha protestave qytetare, por edhe politike. Në mbrojtje të demokracisë, që kërkojnë t’i japin zë të gjithë shqiptarëve që po vuajnë pasojat e kësaj narko-diktature”, deklaroi Meta.

Po ashtu, kreu i PL-së komentoi edhe vizitën që Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të bëjë ditën e nesërme në Tiranë. Për të ardhja e Antony Blinken në kryeqytet, është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve.

SHKARKO APP