Kthimi pas pushimeve në juglindje, trafik kilometrik në drejtim në Elbasan

Kthimi i pushuesve nga juglindja në drejtim të Tiranës apo qyteteve të tjera të Shqipërisë, ka shkaktuar trafik të rënduar dhe bllokim qarkullimi që në fshatin Dragostunjë, rreth 5 km në drejtim të Librazhdit.

Ndërkohë trafiku i ngarkuar vijon më tej në drejtim të Elbasanit dhe Tiranës. Në ritmet e këtij trafiku, drejtuesit e mjeteve pritet të qëndrojnë të bllokuar më shumë 2-3 orë.

Policia pak minuta më parë bëri një njoftim për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe të mos bëjnë parakalime të gabuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?