Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel në vend

Sot moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm në të gjithë vendin. Do të ketë intervale me diell të shoqëruara me vranësira mesatare, të cilat në zonat malore gjatë mesditës dhe pasdites mund të bëhen herë pas here më të dendura. Pas orëve të pasdites, moti pritet të kthjellohet sërish në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje shiu nuk parashikohen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore të veriut dhe lindjes mund të ketë vetëm riga të dobëta dhe të izoluara gjatë mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje  veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në bregdet, lugina dhe zona malore herë pas here mund të arrijë deri në 15 m/s. Deti do të jetë i qetë deri mesatar, me valëzim nga 1 deri në 3 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?