Kthjellime dhe vranësira këtë të shtunë, ja si parashikohet moti

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një situatë të qetë meteorologjike në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga kthjellime në ultësira dhe zona bregdetare, ndërsa në zonat malore priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në segmentin jugperëndimor, si edhe në zonat luginore, era pritet të forcohet duke arritur shpejtësi deri në 10 m/s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në det pritet një situatë relativisht e qetë, ku valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?