Kthyen apartamentin në laborator kokaine, arrestohen tre shqiptarët në Milano

Tre shqiptarë të moshës 29, 40 dhe 51 vjeç, u arrestuan nga policia italiane, pasi u kapën në një laborator për prodhimin dhe përpunimin e kokainës në Milanos.

Ishte 29-vjeçari që ra në pranga, pasi gjatë një kontrolli në makinën e tij, iu gjetën 500 euro dhe dy telefona celular, njëri prej të cilëve me një sistem mesazhesh të koduara.

Më pas kontrollet vazhduan edhe në apartament ku u gjetën dy shqiptarët e tjerë, 40 dhe 51 vjeç.

Në bodrum, policia gjeti një linjë prodhimi dhe përpunimi kokaine: midis banjës, dhomës nën shkallët dhe garazhit, u gjetën disa presa hidraulike dhe sende të tjera që shërbenin për përpunimin e kokainës.

Gjatë kontrollit u gjetën dy pistoleta gjysmë automatike, njëra e paligjshme me numrin serial të gërvishtur dhe tjetra e vjedhur.

Në strukturën e divanit të dhomës së ndenjes u gjetën dy pistoleta gjysmë automatike me karikatorë përkatës të pajisur me fishekë. Tre shqiptarët janë shoqëruar në burgun e Monzës dhe po kryhen veprimet e mëtejshme.

SHKARKO APP