Ku do të kandidojë Berisha? Ja përgjigja e ish-kryeministrit

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur dje në Tempora për zgjedhjet e ardhshme elektorale të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

I pyetur se ku do të kandidojë, Berisha tha se kjo ende nuk është vendosur. ‘Me kënaqësi do ua thosha por kjo nuk është vendosur’, tha Berisha.

Kujtojmë se ishte Basha që bëri me dije se ish-kryetari i partisë Sali Berisha do të jetë sërish në listat garuese të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Berisha do të jetë sërish në lista, përgjigja e Bashës qe e shkurtër dhe direkte: Po.

Pyetjes se në cilin qytet do të vendoset kandidatura e tij, Basha ju përgjigj: Ku të dojë.

Ndërkohë i pyetur për hapjen e partisë, Basha pranoi se ajo është e hapur edhe për zërat kritikë, ndërsa pohoi që ky fakt tashmë është vërtetuar.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Genc Ruli, një nga personalitetet që përzgjodhi Lulzim Basha për në në Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve, tha se tashmë ishte koha që Berisha ta mbyllte karrierën politike.

Me ton jo aq miqësor, por i drejtpërdrejtë Ruli shprehu qëndrimin e tij se për Berishën ka ardhur koha të tërhiqet dhe të mos jetë më pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”

SHKARKO APP