Ku është Artemis Vasili? Dëshmia e re hedh dritë për fatin e 19-vjeçares shqiptare

Që prej datës 19 tetor 2020, nuk ka asnjë të dhënë se çfarë u bë me fatin e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili. Ajo u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por nuk u kthye kurrë.

Çështja e zhdukjes qëndron e hapur prej dy vitesh. Ngjarja është rikthyer përsëri në vëmendje me një dëshmi të depozituar të premten në emisionin “Dritë në tunel”, duke i dhënë një kthesë të re çështjes. 19-vjeçarja është parë një ditë pas zhdukjes së saj në Koropi, e humbur në mendime në plazhin e Agia Marinës.

“Është diçka e re kjo dëshmi. Ndërsa më parë personi i fundit e kishte parë në stacionin e autobusit duke pritur dikë, tani vjen një dëshmi që ndryshon të gjitha faktet dhe na thotë se e sheh në plazhin e Agia Marinës. Kjo zonë nuk ishte kontrolluar kurrë. Besojmë se këtë javë do të jepet urdhër për kontroll edhe në këtë zone”, tha avokati, Anastasios Dugas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?