“Ku janë alienët?” pyetja e paradoksit Fermi
Alientët janë pothuajse në filma, në video, kudo por asnjëherë jo ata të vërtetët. Lidhur me këtë dilemë, se ku janë ata, një gjë është e saktë, që pothuajse të gjithë shkencëtarët janë të një mendimi se në universin e pafund ekzistojnë jashtëtokësorët. Asnjëri nuk është në gjendje që t’i japë një përgjigjie, pikëpyetjeve qe njihen si paradoksi Fermi.
Ky paradoks ka marrë emrin nga shkencëtari italian Enrico Fermi i cili në vitet ’50 të shekullit të kaluar do të pyeste: Duke parë probabilitetin e madh që në universin e pafund të ketë jashtëtokësorë, atëherë përse ne nuk kemi ende një provë të qartë për ekzistencën e tyre?
Në paradoksin e Enricos thuhet se ka një kundërshti të thellë mes probabilitetit të madh për ekzistencën aliene dhe mungesës totale të provave që vërtetojnë ekzistencën e një forme jete inteligjente jashtë Tokës.
“Ku janë alienët?”, ishte pyetja e tij por që mbetet, ende sot e kësaj dite. Kanë kaluar gjashtë dekada kur kjo pyetje u bë dhe përgjigjet ndër vite kanë qenë të përgjysmuara. Këtyre përgjigjieve jo të plota u shtohen edhe një tjetër, që është krejtësisht origjinale.
Fizikanti Brian Cox ka një ide e ajo thekson se: “Një përgjigjje e mundshme e paradoksit të Fermit është se është e pamundur të drejtosh një botë që ka fuqinë të shkatërrojë vetveten dhe më pas kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për ta parandaluar këtë shkatërrim”, përgjigjia e Cox është një mesazh për tokësorët.
Ai i referohet zhvillimit të njerëzimit, që sot ka fuqinë bërthamore për të shkatërruar jo vetëm shtëpinë tonë të përbashkët, por edhe vetë sistemin diellor.