Ku janë të fortët? Eksperti: Ose janë në varreza, ose në burg
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se të fortët në vend, ose janë të vdekur, ose në burg. Po ashtu për të rinia është bërë pjesë e botës së krimit dhe janë joshur nga paraja.
”Këta që ne shohim si grupe kriminale janë thjesht ushtarët. Nuk ka mundësi të jetë një 22-vjeçar në krye të një bande. Nuk ka mundësi të jetë bërë kriminel një 25-vjeçar. Ata kanë nevojë të ndërtojnë jetën e tyre.
Edhe ato i pret një familje. Problemi është se ata sot janë aty sepse aty kanë shkuar për arsye ekonomike. Janë joshur nga të ardhurat që marrin. I kanë hyrë asaj rruge dhe sot kanë hyrë në një rrugë që duhet të japin llogari.
Sepse më të fortit o janë në varreza, o janë në burg. Pjesa tjetër vjen vërdallë. Bota e krimit sot qarkullon një vlerë monetare sa 1 e 3 e GDP-së. Ndaj lufta ndaj grupeve nuk është spontane”.