“Ku merr vesh ti nga e djathta e nga e majta?” I riu nxjerr bllof Ramën: Jam skulptor në Akademinë e Arteve, jam një shkallë më lart se ty!

Gjatë dorëzimit të çelësave të një shtëpie të rindërtuar nga tërmeti në Farkë kryeministri Rama është hasur me një votues djathtë.

I riu ka theksuar se si familje janë të djathtë dhe duke i shprehur mirënjohjen kryeministrit për rindërtimin e banesës, është përballur me ironinë e Ramën i cili iu drejtua duke i thënë:

“Ku merr vesh ti nga e djathta e nga e majta?! Ti të djathtë e të majtë njeh vetëm këmbët e futbollit”.

Por, Ramës i është kthyer si bumerangë deklarata e tij në kufijtë e uljes kundrejt të riut.

Njëri nga të afërmit e të riut ka vënë në dukje se personi me të cilit po fliste ishte student në Akademinë e Arteve.

Ndërkohë, i riu nuk ia ka përtuar Ramës, duke iu kthyer: “Jam skulptor, unë jam një shkallë më lart se ty”.

Përgjigja e beftë e të riu, bëri që Rama të heshtte, por bëri që Veliaj dhe të tjerët përreth të shpërthenin në të qeshura.

I riu nxjerr bllof Ramën: Jam skulptor në Akademinë e Arteve, jam një shkallë më lart se ty!

SHKARKO APP